E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), për transferimin e p

VENDIM

Nr.676, datë 1.11.2005

 Për

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), për transferimin e personave të dënuar.

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshillit i Ministrave

VENDOSI:

 Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), për transferimin e personave të dënuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›