E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.207, DATË 28.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NDARJEN DHE RISTRUKTURIMIN INSTITUCIONAL TË FONDIT TË ZHVILLIMIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PER

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.207, DATË 28.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NDARJEN DHE RISTRUKTURIMIN INSTITUCIONAL TË FONDIT TË ZHVILLIMIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në nenin 9, të statutit të Fondit të Zhvillimit Kombëtar, miratuar me vendimin nr.207, datë 28.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

Fjalët “ministri i Ekonomisë…” zëvendësohen me “ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës…” dhe fjalët “ministri i Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit…” zëvendësohen me “zëvendësministri i Brendshëm, për çështje të pushtetit vendor dhe decentralizimit…”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›