VENDIM PER DHËNIE FONDI NDIHME PARTISË “LIDHJA DEMOKRISTIANE E SHQIPËRISË (LDK)”
V E N D I M
PËR
DHËNIE FONDI NDIHME PARTISË “LIDHJA DEMOKRISTIANE E SHQIPËRISË (LDK)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836,datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Partisë “Lidhja Demokristiane e Shqipërisë (LDK)” t’i jepet një fond, prej 100 000 (njëqind mijë) lekësh, si ndihmë financiare.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohet ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/12/2008