E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1292, DATË 24.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË SË TROJEVE DHE NDËRTESAVE TË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE DHE TË GJYKATAVE TË APELIT”

V E N D I M
 
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1292,  DATË 24.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË DREJTËSISË SË TROJEVE DHE NDËRTESAVE TË GJYKATAVE TË RRETHEVE GJYQËSORE DHE TË GJYKATAVE TË APELIT”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas nënpikës xxxv, të pikës 1, të vendimit nr.1292, datë 24.9.2008, të Këshillit të Ministrave, të shtohet nënpika xxxvi, me këtë përmbajtje:

“xxxvi) ish-gjykatës së apelit ushtarak, Tiranë.”.

2. Bashkëlidhur vendimit në fuqi shtohet formulari, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


03/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›