E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M

PËR


LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE  USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 6 dhjetor 2008, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 4 (katër) automjete dhe 8 (tetë) trupa.

2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 11 dhjetor 2008,  të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 4 (katër) automjete dhe 8 (tetë) trupa.

3. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi të jetë pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes të jetë pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, të jetë pika e kalimit kufitar Porti i Durrësit dhe pika e daljes të jetë pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

4. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me       ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

5. Autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

6. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


03/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›