VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË KODIT DOGANOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË KODIT DOGANOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, 14 e 16, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të neneve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kudo në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, përbërja e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve, për të gjitha kategoritë e nëpunësve të administratës doganore, ndryshohet, si më poshtë vijon :
“-Zëvendësministri i Financave, kryetar;
-Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Makroekonomike,
në Ministrinë e Financave, anëtar;
-Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Administrativ, në
Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave anëtar;
-Drejtori i personelit dhe shërbimeve mbështetëse, në
Ministrinë e Financave anëtar;
-Një përfaqësues i Fakultetit Ekonomik anëtar.”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA