E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.459, DATË 23.9.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E KOMITETIT SHTETËROR PËR KULTET”, TË NDRYSHUAR, DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.459, DATË 23.9.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E KOMITETIT SHTETËROR PËR KULTET”, TË NDRYSHUAR,  DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të neneve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.459, datë 23.9.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.      Paragrafi i parë, i pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“  Komiteti Shtetëror për Kultet përbëhet nga kryetari dhe 5 anëtarë. Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet propozohet nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe emërohet nga Kryeministri, ndërsa anëtarët e këtij komiteti propozohen nga kryetari dhe emërohen nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Emërimi i përbërjes së këtij komiteti bëhet në mbështetje të parimeve të asnjanësisë shtetërore dhe të barazisë së bashkësive fetare, për të reflektuar identitetin dhe vlerat e bashkësive fetare.”.

 2.      Në fund të pikës 5 të shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

 “Numrit të përgjithshëm të punonjësve buxhetorë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i shtohet edhe një vetë. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, në titullin 086, t’i shtohet fondi prej 446 220 (katërqind e dyzet e gjashtë mijë e dyqind e njëzet) lekësh, për përballimin e pagës së anëtarit shtesë. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

  SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›