E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER LEJIMIN E MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJT˔, PËR MARRJEN E SHËRBIMEVE TË KËSHILLIMIT DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR KËTË MINISTRI

 V E N D I M

PËR

LEJIMIN E MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR MARRJEN E SHËRBIMEVE TË KËSHILLIMIT DHE PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR KËTË MINISTRI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 3 e 5, të nenit 17, të ligjit nr.7971,  datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.  Lejimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që për fondin prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), për marrjen e këshillimit për rishikimin e legjislacionit në fushën e koncesioneve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, për zbatimin e tij.

2.     Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, për realizimin e këtij prokurimi. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës  të parashikojë në buxhetin e vitit 2007, pjesën tjetër të fondit, të nevojshëm për realizimin e këtij prokurimi, në shumën prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh.

4.     Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës  dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

K R Y E M I N I S T R I

 SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›