E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PRONËSINË DHE ADMINISTRIMIN E AEROPORTIT TË KUKËSIT

V E N D I M

PËR

PRONËSINË DHE ADMINISTRIMIN E AEROPORTIT TË KUKËSIT 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 68, të ligjit nr.7877, datë 30.11.1994, “Për aviacionin civil”, dhe të neneve 3, 6, 13 e 14, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.      Aeroporti i Kukësit është pronë e paluajtshme e shtetit, me statusin e pronës së paluajtshme publike.

2.      Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil është organi përgjegjës për administrimin e këtij aeroporti.

3.      Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›