E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË PARË në UNIVERSITETIN “ALEKSANDER XHUVANI”, ELBASAN

V E N D I M

PëR

HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE Të CIKLIT Të PARë në UNIVERSITETIN “ALEKSANDER XHUVANI”, ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Hapjen, në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, të programeve të studimeve të ciklit të parë:

a) “ Gjuhë shqipe dhe frënge”,

b) “ Histori dhe gjuhë gjermane”,

c) “Gjeografi dhe gjuhë italiane”.

2. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, ( DNP ) në:

a) “Gjuhë shqipe dhe frënge”,

b) “Histori dhe gjuhë gjermane”,

c) “Gjeografi dhe gjuhë italiane”.

3. Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike.

4. Programet e studimeve të ciklit të parë të fillojnë veprimtarinë në vitin akademik 2010 – 2011.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, pa efekte buxhetore shtesë.

6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›