VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1642, DATË 11.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË PËRRENJAS, TË Q
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.1642, DATë 11.12.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të BASHKISë PëRRENJAS, Të QARKUT Të ELBASANIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e një ndryshimi në listën përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Përrenjas, të qarkut të Elbasanit, të miratuar me vendimin nr.1642, datë 17.12.2008, të Këshillit të Ministrave, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1 dhe formularëve që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia e Përrenjasit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA30/06/2010