E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

V E N D I M


PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK   2008-2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Hapjen, pranë Universitetit të Tiranës, të programeve të studimit, të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:

a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës:

i) Programi i studimit “Shkencat dhe teknologjitë ushqimore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në shkencat dhe teknologjitë ushqimore.

b) Në Fakultetin e Shkencave Sociale:

i) Programi i studimit “Psikolog shkollor/organizacional”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, profili psikolog shkollor/organizacional.
ii) Programi i studimit “Psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, profili psikolog klinik i zhvillimit dhe marrëdhënieve.

2. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.

3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin e Tiranës.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
      

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›