VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE,SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS POSTRIBË, TË QARKUT TË SHKODRËS
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE,SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM Të KOMUNëS POSTRIBë, Të QARKUT Të SHKODRëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr. 8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Postribë, të qarkut të Shkodrës, sipas Lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrative, të komunës Postribë, të qarkut të Shkodrës, miratuar me vendimin nr.304,datë 24.5.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Postribë, të qarkut të Shkodrës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Postribë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/03/2010