VENDIM PER LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJT˔, PËR BLERJE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR PERIUDHËN NËNTOR – DHJETOR 2005
V E N D I M
Per
LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR BLERJE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR PERIUDHËN NËNTOR – DHJETOR 2005
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e KESh, sha-së, që, për fondin e vet limit prej 6 939 360 (gjashtë milionë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë Energy Holding, Rumani, për blerjen e një sasie, deri në 175 680 MWh, energji elektrike, për periudhën 1 nëntor – 31 dhjetor 2005.
2. Kostoja e tranzitimit për mekanizmin Cross Border Trade (CBT), e cila nuk është përfshirë në fondin e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga KESh, sha-ja.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESh, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA