E Diel, 1 Nëntor 2026

PROJEKTLIGJ PER DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8537, DATË 18.10.1999, “PËR BARRËT SIGURUESE”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8537, DATË 18.10.1999, “PËR BARRËT SIGURUESE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.8537, datë 18.10.1999, “Për barrët siguruese”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Shkronjat “j” e “k”, të nenit 28, shfuqizohen.

Neni 2

Pas nenit 28 shtohet neni 28/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 28/1

Certifikata për të dhënat e regjistrit

Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacion të shkruar për të dhënat e regjistrit, sipas kritereve e procedurave të përcaktuara në rregulloren e barrëve siguruese.

Kryeregjistruesi, brenda dy ditëve nga paraqitja e kërkesës për informacion, lëshon certifikatën për të dhënat e regjistrit.

Certifikata për të dhënat e regjistrit është akti shkresor, i lëshuar nga kryeregjistruesi, që provon të gjitha faktet e marra nga regjistri, përfshirë datën, ndryshimin, shuarjen ose nënrenditjen dhe radhën e regjistrimit. Ministri i Drejtësisë dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në parimet e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të sigurisë juridike, përcaktojnë, me udhëzim, rastet dhe procedurat, kur noterët kërkojnë informacion të shkruar për të dhënat e regjistrit.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


02/09/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›