VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS TERPAN, TË QARKUT TË BERATIT
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM Të KOMUNëS TERPAN, Të QARKUT Të BERATIT
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Terpan, të qarkut të Beratit, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 798 (shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Terpan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/09/2010