E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.718, DATË 29.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LISTËN E PERSONAVE TË SHPALLUR SI FINANCUES TË TERRORIZMIT”,TË NDRYSHUAR

V E N D I M


PëR

DISA SHTESA Në VENDIMIN NR.718, DATë 29.10.2004, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR LISTëN E PERSONAVE Të SHPALLUR SI FINANCUES Të TERRORIZMIT”, Të NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.9258, datë 15.7.2004, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

Në listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:

1. Në fund të shkronjës “A”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët”, shtohen personat e renditur në listën “a”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me talebanët, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talebanët dhe Al-Qaida-n.

2. Në fund të shkronjës “C”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida”, shtohen personat e renditur në listën “b”, “Lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në lidhje me listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat dhe kompanitë, që kanë lidhje me talebanët dhe Al-Qaida-n, si dhe personat, organizatat dhe kompanitë të cilat rezultojnë si financuese apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA


01/09/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›