E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E VLERËS SË DËMEVE, TË SHKAKTUARA NË OBJEKTE, PRONË PRIVATE, SI RRJEDHOJË E AKSIDENTIT TEKNOLOGJIK, TË NDODHUR NË GËRDEC, DHE TË LISTAVE ME EMRAT E INDIVIDËVE E TË PERSONAVE, FIZIKË A JURIDIKË, QË DO TË KOMPENSOHEN

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E VLERËS SË DËMEVE, TË SHKAKTUARA NË OBJEKTE, PRONË PRIVATE, SI RRJEDHOJË E AKSIDENTIT TEKNOLOGJIK, TË NDODHUR NË GËRDEC, DHE TË LISTAVE ME EMRAT E INDIVIDËVE E TË PERSONAVE, FIZIKË A JURIDIKË, QË DO TË KOMPENSOHEN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e vlerës së dëmeve, të shkaktuara në objekte, pronë private, si rrjedhojë e aksidentit teknologjik, të ndodhur në Gërdec, prej        935 900 412 (nëntëqind e tridhjetë e pesë milionë e nëntëqind mijë e katërqind e dymbëdhjetë) lekësh.

2. Miratimin e listave, që i bashkëlidhen këtij vendimi, me emrat e individëve e të personave, fizikë a juridikë, dhe me vlerat përkatëse të kompensimit, dalë nga procesi i vlerësimit dhe i rivlerësimit të objekteve, që kanë në pronësi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›