VENDIM PER MIRATIMIN E NORMËS SË USHQIMIT TË EFEKTIVIT GARDIST, TË GARDËS SË REPUBLIKËS
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NORMËS SË USHQIMIT TË EFEKTIVIT GARDIST, TË GARDËS SË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “g”, të pikës 2, të nenit 39, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Efektivi gardist, i Gardës së Republikës, të trajtohet me normën ditore të ushqimit, të përcaktuar në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Efekti financiar, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 231 000 (dyqind e tridhjetë e një mijë) lekë, për racion ditor, të përballohet nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Gardën e Republikës së Shqipërisë.
3. Vendimi nr.394, datë 12.8.1999, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e normës së ushqimit të efektivit ushtar, të Gardës së Republikës”, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA