E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË ISLANDËS, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE TË EVAZIONIT FISKAL, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË ISLANDËS, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE TË EVAZIONIT FISKAL, PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Islandës, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe të evazionit fiskal, për tatimin mbi të ardhurat.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


02/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›