E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE PËR TIRANËN E

                                                                                                                   V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE PËR TIRANËN E MADHE »

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, « Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë», me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), për financimin, me një kredi 11 121 000 000 (njëmbëdhjetë miliardë e njëqind e njëzet e një milionë) jenë  japonezë (¥), të projektit « Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe ». 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

                                                                                                                 SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›