E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E MJEKUT ALI RIFATLLARI, NË FRANCË

                                                                                                                    V E N D I M

 

PËR

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E  MJEKUT ALI RIFATLLARI, NË FRANCË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», të ndryshuar, dhe tё nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.       Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008, nё  zёrin «Shpenzime operative », t’i shtohet fondi 1 800 000 (një milion e tetëqind mijë) lekë, pёr mbulimin e shpenzimeve pёr kurimin  e mjekut Ali Rifatllari, në Francë.

2.       Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.       Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4.       Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

                            

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›