E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR KOMUNËN BICAJ

                                                                                                                    V E N D I M

 

PËR

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR KOMUNËN BICAJ

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, « Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë », të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.       Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 4 591 590 (katër milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e një mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) lekësh, për komunën Bicaj, për realizimin e procedurës së shpronësimit të disa pronarëve, që preken nga devijimi i segmentit rrugor «Rruga nacionale – Ura e Bushatit ».

2.       Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.       Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe komuna Bicaj për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›