E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË OPEC-UT PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE, DYTËSORE DHE VENDORE

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË OPEC-UT PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE, DYTËSORE DHE VENDORE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin  shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për financimin e projektit të rrugëve, dytësore dhe vendore, me një hua  15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) USD.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›