Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të Azem Hajdarit me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e dekorimit të Azem Hajdarit me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes.
Ky Urdhër u akordua nga Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes Studentore”.
Në ceremoninë zyrtare të dekorimit ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, znj. Topalli, anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të partive politike në vend, miq e të afërm të dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari.