E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.78, DATË 4.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN , KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT TË NJË PAKETE TË VEÇANTË HIGJIENO-SANITARE, PËR INVALIDËT, PARAPLEGJIKË DHE TETRAPLEGJIK˔

                                                                                                                  V E N D I M

 

 

                                                                                                                      PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.78, DATË 4.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN , KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT TË NJË PAKETE TË VEÇANTË HIGJIENO-SANITARE, PËR INVALIDËT, PARAPLEGJIKË DHE TETRAPLEGJIKË”

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9, të ligjit nr.8626,   datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i  Ministrave

 

V E N D O S I :

          1. Në pikën 1, të vendimit  nr.78, datë 4.2.2007, të Këshillit të Ministrave, fjalët “… në masën 9 000 (nëntë mijë) lekë në muaj…”zëvendësohen me “… në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj…”.

          2.Efektet financiare, prej 36 000 000 (tridhjetë e gjashtë milionë) lekësh, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2008, grupi 25, titulli 064, kapitulli 1, artikulli 606, zëri “Transferta të familjeve dhe të individëve”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

          3.Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky  vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›