E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIME PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.723, DATË 19.11.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7889, DATË 14.12.1994, “PËR STATUSIN E INVALIDËVE TË PUNËS”, TË NDRYSHUAR”

                                                                                                                   VENDIM

                                                        

                                                                                                                       PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.723, DATË 19.11.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7889, DATË 14.12.1994, “PËR STATUSIN E INVALIDËVE TË PUNËS”, TË NDRYSHUAR”

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i  Ministrave

 

V E N D O S I :

1. Në pikën 3, të vendimit  nr.723, datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar fjalët “… është 4 000 lekë…” zëvendësohen me “… është 6 000 (gjashtë mijë) lekë…”.

2. Efektet financiare, prej 4 800 000 (katër milionë e tetëqind mijë) lekësh, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2008, grupi 25, titulli 10220, kapitulli 1, artikulli 606, zëri “Transferime korente të brendshme”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

3.  Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky  vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

                                                                                                          

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›