VENDIM PER MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË RREGULLIMIT TË TARIFAVE, TË ORGANIZMIT, ME FUQI TË NDJESHME NË TREG, “VODAFONE ALBANIA”, SHA
VENDIM
PËR
MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË RREGULLIMIT TË TARIFAVE, TË ORGANIZMIT, ME FUQI TË NDJESHME NË TREG, “VODAFONE ”, SHA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 58, 59, 60 e 62, të ligjit nr.8618, datë 14.6.2000, “Për telekomunikaiconet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e metodologjisë së rregullimit të tarifave të interkonjeksionit, të organizmit, me fuqi të ndjeshme në treg, “Vodafone ”, sha, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Miratimin e metodologjisë së rregullimit të tarifave të shërbimeve të përdoruesve fundorë, të organizmit, me fuqi të ndjeshme në treg, “Vodafone ”, sha, sipas lidhjes 2, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ky vendim është i vlefshëm për periudhën e parashikuar në metodologjitë, që i bashkëlidhen këtij vendimi (Lidhjet 1 e 2).
4. Ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacioneve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA