P R O J E K T L I GJ PER NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1Shtojca nr.3, “Taksa e akteve dhe e pullës”, që i bashkëlidhet ligjit nr.9975,datë 28.7.2008,
“Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Shtojca nr.3
1. Për lëshimin e certifikatave për përdorim brenda vendit, 50 lekë;
2. Për lëshimin e dokumentit “Certifikatë për lidhje martese”,
në gjuhë të huaj, 200 lekë;
3. Për lëshimin e dokumentit “Certifikatë lindjeje”, në gjuhë
të huaj, 200 lekë;
4. Për lëshimin e dokumentit “Certifikatë martese”, në gjuhë
të huaj, 200 lekë;
5. Për regjistrimin e shtetasve të huaj, pas dhënies së
shtetësisë shqiptare, 2 000 lekë;
6. Për procedurën e ndryshimit të emrit/mbiemrit 1 000 lekë;
7. Për mbajtjen e akteve të lidhjes së martesës 1 000 lekë;
8. Për procedurën për veçim/bashkim familjesh të shtetasve 1 000 lekë.”.
Neni 2
Për dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikës, për lënie të shtetësisë shqiptare, të pazbatuara deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk zbatohet taksa e pullës.
Neni 3
Shfuqizimet
Vendimi nr.550, datë 1.8.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për tarifat e shërbimeve, që kryhen nga shërbimi i gjendjes civile”, të ndryshuar, dhe çdo dispozitë tjetër, ligjore apo nënligjore, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
02/09/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: