Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e kompanisë spanjolle INDRA.
Kryeministri Berisha priti sot në një takim përfaqësuesit e kompanise spanjolle INDRA.
Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, zoti Manuel Montobbio, i cili i shprehu Kryeministrit Berisha urimet me të mira për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.
Përfaqësuesit e kompanisë së njohur për teknologjinë e informacionit, INDRA, i paraqitën Kryeministrit Berisha projekt-idetë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në projekte të përbashkëta, si siguria kombëtare, transporti, qeverisja elektronike, modernizimi i administratës, etj.
Kryeministri Berisha i siguroi investitorët spanjollë për emrin e mirë që gezon kompania INDRA në Shqipëri dhe i ftoi të marrin pjesë në projektet e qeverisë shqiptare.