VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 320, DATË 19.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “pËR SISTEMIN E IDENTIFIKIMIT TË KAFSHËVE DHE TË REGJISTRIMIT TË FERMAVE BLEGTORALE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PER
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 320, DATË 19.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “pËR SISTEMIN E IDENTIFIKIMIT TË KAFSHËVE DHE TË REGJISTRIMIT TË FERMAVE BLEGTORALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, pikat 6, 7, 38 e 39, 24, shkronja “b”, e 32, pika 6, të ligjit nr.9308, datë 4.11.2004, “Për shërbimin dhe Inspektoratin Veterinar”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.8702, datë 1.12.2000, “Për identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fund të pikës 6, të vendimit nr.320, datë 19.3.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Një pjesë e këtij fondi, sipas kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të kalojë çdo vit në llogarinë e thesarit të kësaj ministrie, për mbulimin e nevojave vjetore në procesin e matrikullimit.”.
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/07/2009