VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE, DYTËSORE DHE VENDORE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE, DYTËSORE DHE VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit t¸ Pun¸ve të Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së kontributit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës, (CEDB), për financimin e projektit të rrugëve, dytësore dhe vendore, me një grant prej 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) eurosh.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/07/2009