E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË HUNGARISË, PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EVROPIAN, PËR RIPRANI

V E N D I M

 

 

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË HUNGARISË, PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EVROPIAN, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PAAUTORIZUAR, NËNSHKRUAR MË 14 PRILL 2005, NË LUKSEMBURG

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Miratimin, në parim, të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Hungarisë, për zbatimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar, nënshkruar më 14 prill 2005, në Luksemburg.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


29/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›