E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MBYLLJEN E DISA PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË UNIVERSITETIT USHTARAK “SKËNDERBEJ”, TIRANË, DHE TRANSFERIMIN E STUDENTËVE TË KËTIJ UNIVERSITETI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS DHE NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS &nb

V E N D I M

PËR

 

MBYLLJEN E DISA PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË UNIVERSITETIT USHTARAK “SKËNDERBEJ”, TIRANË, DHE TRANSFERIMIN E STUDENTËVE TË KËTIJ UNIVERSITETI  NË UNIVERSITETIN E TIRANËS DHE NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS

 

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  13 e 24, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e  lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 35, pika 1, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e  lartë në Republikën e Shqipërisë”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

1.     Mbylljen e programeve të studimit, të ciklit të parë, me kohë të plotë, “Administrim biznesi” dhe “Inxhinieri elektronike”, në universitetin ushtarak “Skënderbej”, Tiranë.

2.             Transferimin e studentëve, që studiojnë në Fakultetin e Menaxhimit, dega administrim biznesi në universitetin ushtarak “Skënderbej”, Tiranë, në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës.

3.             Transferimin e studentëve, që studiojnë në Fakultetin Teknik, dega inxhinieri elektronike, në universitetin ushtarak “Skënderbej”, Tiranë, në Fakultetin Elektrik, të Universitetit Politeknik të Tiranës.

4.             Rektorati i Universitetit të Tiranës, Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe dekanët e fakulteteve, të universitetit ushtarak “Skënderbej”, Tiranë, të marrin të gjitha masat për transferimin e studentëve, të përmendur në pikat 2 e 3, të këtij vendimi.

5.             Ministria e Mbrojtjes të vazhdojë respektimin e kontratës me studentët e përcaktuar në pikat 2 e 3, të këtij vendimi, në interes të përgatitjes së tyre për oficerë të Forcave të Armatosura, dhe të mbulojë tarifën e regjistrimit dhe tarifën e shkollimit pranë Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.

6.             Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Rektorati i Universitetit të Tiranës, Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe rektorati i universitetit ushtarak “Skënderbej”, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


29/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›