VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1058, DATË 21.10.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KUFIRIT MINIMAL TË REGJISTRIMIT PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR (TVSH)”
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.1058, DATë 21.10.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KUFIRIT MINIMAL Të REGJISTRIMIT PëR TATIMIN MBI VLERëN E SHTUAR (TVSH)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 3, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.1058, datë 21.10.2009, të Këshillit të Ministrave, pas paragrafit të parë, shtohen paragrafët, si më poshtë vijon:
“Ndërsa, për tatimpaguesit që ofrojnë shërbime në veprimtaritë e mëposhtme, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) të jetë 2 000 000 (dy milionë) lekë, për vit kalendarik.
Veprimtaritë ekonomike, sipas profesioneve, janë:
a) avokat, noter;
b) mjek i specializuar; dentist; dentist i specializuar; farmacist; infermier; mami; veteriner, arkitekt; inxhinier, stomatolog, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom;
c) ekspert kontabël, i regjistruar, dhe kontabilist, i miratuar;
ç) vlerësues i pasurisë.”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/03/2010