E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER SHTESË FONDESH PËR AGJENCINË KOMBËTARE BËRTHAMORE

V E N D I M


PëR


SHTESë FONDESH PëR AGJENCINë KOMBëTARE BëRTHAMORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Agjencisë Kombëtare Bërthamore, në buxhetin e vitit 2010, në programin “Shërbime të tjera”, të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave (grupi 87), i shtohet fondi prej 12 980 000 (dymbëdhjetë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë mijë) lekësh, përkatësisht, 12 500 000 (dymbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shpenzime korrente, dhe 480 000 (katërqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për shpenzime kapitale.

2. Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare Bërthamore për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


03/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›