E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RRUGA DYTËSORE ELBASAN-METALURGJIK”

V E N D I M


PëR

SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURISë Së PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RRUGA DYTëSORE ELBASAN-METALURGJIK”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private (tokë truall, ndërtim dhe kultura drufrutore), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rruga dytësore Elbasan-Metalurgjik”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen prej 20 (njëzet) m2, tokë truall, me vlerë 27 820 (njëzet e shtatë mijë e tetëqind e njëzet) lekë, për pasuritë e llojit “ndërtim”, me vlerë 1 707 721.5 (një milion e shtatëqind e shtatë mijë e shtatëqind e njëzet e një pikë pesë) lekë dhe për kultura drufrutore, me vlerë 104 700 (njëqind e katër mijë e shtatëqind) lekë.

4. Shpenzimet procedural, në vlerën 252 500 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 1 840 241. 5 (një milion e tetëqind e dyzet mijë e dyqind e dyzet e një pikë pesë) lekë, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6. Shpronësimi të fillojë më 15.3.2010 dhe të përfundojë më 15.6.2010.

7. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, të kryejë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


03/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›