VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1497, DATË 19.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHTYPJEN E LETRAVE ME VLER˔
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.1497, DATë 19.11.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR SHTYPJEN E LETRAVE ME VLERë”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 2, e vendimit nr.1497, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Letra me vlerë, në kuptimin e këtij vendimi, do të vlerësohen pullat fiskale, biletat e lojërave të fatit, biletat e transportit rrugor dhe atij hekurudhor.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/03/2010