E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË AUTOMJETEVE DHE TË TRUPAVE TË KONTIGJENTIT USHTARAK ITALIAN, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË AUTOMJETEVE DHE TË TRUPAVE TË KONTIGJENTIT USHTARAK ITALIAN, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 6 (gjashtë) autokolonave ushtarake italiane, në itinerarin  Qafë-thanë – Porti i Durrësit, në datën 1 maj 2008, si më poshtë vijon:

- Autokolona e parë përbëhet nga 23 (njëzet e tre) automjete civile, 24 (njëzet e katër) shoferë civilë, 2 (dy) automjete ushtarake dhe 4 (katër) ushtarakë.
- Autokolona e dytë përbëhet nga 17 (shtatëmbëdhjetë) automjete dhe 32 (tridhjetë e dy) ushtarakë.
- Autokolona e tretë përbëhet nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe 32 (tridhjetë e dy) ushtarakë.
- Autokolona e katërt përbëhet nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe 46 (dyzet e gjashtë) ushtarakë.
- Autokolona e pestë përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) automjete dhe 30 (tridhjetë) ushtarakë.
- Autokolona e gjashtë përbëhet nga 17 (shtatëmbëdhjetë) automjete dhe 39 (tridhjetë e nëntë) ushtarakë.
 
Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë është pika e kalimit të kufirit Qafë - thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit  Porti i Durrësit.

2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 7 (shtatë) autokolonave ushtarake italiane, në itinerarin Porti i Durrësit – Qafë-thanë, në datën 3 maj 2008, si më poshtë vijon:

- Autokolona e parë përbëhet nga 20 (njëzet) automjete civile, 21 (njëzet e një) shoferë civilë, 2 (dy) mjete ushtarake dhe 4 (katër) ushtarakë.
- Autokolona e dytë përbëhet nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe 36 (tridhjetë e gjashtë) ushtarakë.
- Autokolona e tretë përbëhet nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe 32 (tridhjetë e dy) ushtarakë.
- Autokolona e katërt përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) automjete dhe 30 (tridhjetë) ushtarakë.
- Autokolona e pestë përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) automjete dhe 38 (tridhjetë e tetë) ushtarakë.
- Autokolona e gjashtë përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) automjete dhe 31 (tridhjetë e një) ushtarakë.
- Autokolona e shtatë përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) automjete dhe 33 (tridhjetë e tre) ushtarakë.
 
Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë është Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit  Qafë - thanë.

3. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në/nga Republika e Shqipërisë janë parashikuar në “Marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave”, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe në “Marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe në protokollin shtesë të “Marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera, pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

4. Automjetet dhe trupat e kontigjentit ushtarak italian, gjatë itinerarit të lëvizjes nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

5. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›