E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ESTONISË, PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ESTONISË, PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR TË
UDHËTARËVE DHE MALLRAVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Estonisë, për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›