E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E NORMAVE PËR GRUMBULLIMIN E QUMËSHTIT TË PAPËRPUNUAR

V E N D I M

 PËR

 MIRATIMIN E NORMAVE PËR GRUMBULLIMIN E QUMËSHTIT TË PAPËRPUNUAR

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9441, datë 11.11.2005, “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 1.       Miratimin e normave për grumbullimin e qumështit të papërpunuar, nga ferma prodhuese në qendrat grumbulluese ose përpunuese, në çastin e dorëzimit, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 2.       Zbatimi i normave të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” e “c”, të lidhjes së përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të kontrollohet, në mënyrë të vazhdueshme ose me sondazhe, si në fermë, edhe në qendrën e grumbullimit apo në qendrën e përpunimit.

 3.       Për të parë nëse janë përmbushur normat e miratuara me këtë vendim të kryhen teste të veçanta, në mënyrë të vazhdueshme ose periodike, të mostrave përfaqësuese, marrë prej qumështit të papërpunuar, të prodhuar në çdo fermë. Testet të kryhen nga organet përgjegjëse të kontrollit, të përcaktuara në kreun VIII, të nenit 24, të ligjit nr.9441, datë 11.11.2005, “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi”.

 Mënyra e matjes së treguesve dhe e llogaritjes së mesatares gjeometrike do të përcaktohen me një rregullore të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

 4.       Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›