VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.455, DATË 16.4.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E SIPËRFAQES 6 800 M2, PRONË SHTETËRORE, NË PRONËSI TË KOMUNAVE FAN E OROSH DHE TË BASHKIVE RUBIK E RRËSHEN”
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.455, DATË 16.4.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E SIPËRFAQES 6 800 M2, PRONË SHTETËRORE, NË PRONËSI TË KOMUNAVE FAN E OROSH DHE TË BASHKIVE RUBIK E RRËSHEN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.455, datë 16.4.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në titull dhe në pikën 1 sipërfaqja prej “6 800 (gjashtë mijë e tetëqind) m2” bëhet “7 300 (shtatë mijë e treqind) m2”.
b) Në listën, që i bashkëlidhet vendimit bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
i) Numrave rendorë 3 e 4, për pronësitë nr.81/17 dhe 81/18 u ndryshon vendndodhja nga “Thirrë” në “Shtrungaj”.
ii) Pas numrit rendor 16 shtohet numri 16.1, me këtë përmbajtje:
16.1 13/2 500 3 244 Rubik Shtet
2 500 Rubik
2. Procedurat për kalimin në pronësi të bashkisë Rubik të sipërfaqes 500 (pesëqind) m2 , të shtuara me këtë vendim, të përfundojnë brenda 5 (pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, bashkia Rubik dhe zyra rajonale e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA