E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES TË SË NDJERIT ILIRJAN NDUE MALÇI, I CILI HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TEKNOLOGJIK, TË DATËS 15 MARS 2008, NË FSHATIN GËRDEC, BASHKIA VORË

V E N D I M

PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES TË SË NDJERIT ILIRJAN NDUE MALÇI, I CILI HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TEKNOLOGJIK, TË DATËS 15 MARS 2008, NË FSHATIN GËRDEC, BASHKIA VORË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379,  datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e një ndihme financiare, në shumën   3 000 000 (tre milionë) lekë,  familjes të së ndjerit Ilirjan Ndue Malçi, i cili humbi jetën në aksidentin teknologjik, të datës 15.3.2008, në fshatin Gërdec, bashkia Vorë.

2. Shuma, prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh, të shtohet në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Brendshme.

3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

4. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›