E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR AGJENCINË E PROKURIMIT PUBLIK

V E N D I M

 
PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR AGJENCINË E PROKURIMIT PUBLIK


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21, 27 e 29.2, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Agjencisë së Prokurimit Publik, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’і shtohet fondi 28 500 000 (njëzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë, përkatësisht:

• 8 500 000 (tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”;
• 20 000 000 (njëzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale, të trupëzuara”.

2. Fondi 28 500 000 (njëzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›