Presidenti Topi pret Prokurorin e Përgjithshëm të Spanjës, Kandido Konde Pumpido Touron

16 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në mjediset e Presidencës, Prokurorin e Përgjithshëm të Spanjës, Kandido Konde Pumpido Touron. Në këtë takim, Kryeprokurori spanjoll shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Manuel Montobio.
Presidenti Topi vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në rrugën e realizimit të reformave integruese të vendit në Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e vazhdueshme për realizimin sa më të shpejtë dhe efikas të këtyre reformave të rëndësishme, sidomos asaj në sistemin e drejtësisë. Në këtë kontekst, Presidenti theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është e një rëndësie të veçantë dhe shikohet nga shteti shqiptar si një përparësi, ndërkohë që në këtë drejtim ka patur mbështetjen e duhur dhe asistencën e vazhdueshme të ekspertëve ndërkombëtarë.
Gjatë bisedës, Kryetari i Shtetit vuri në dukje se “ne vlerësojmë lart bashkëpunimin bilateral në fushën e drejtësisë mes institucioneve shtetërore dhe strukturave përkatëse të Shqipërisë e të Spanjës dhe jemi të bindur në vijimësinë e këtij bashkëpunimi dhe në të ardhmen për forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë e cilësisë së institucioneve të sistemit të drejtësisë.”
Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës shprehu mirënjohjen dhe nderimin për këtë takim me Presidentin Topi, përfaqësuesin më të lartë të shtetit shqiptar dhe njëkohësisht kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zoti Kandido Konde vlerësoi marrëdhëniet e frutshme dhe bashkëpunimin e suksesshëm që ekziston mes institucioneve të drejtësisë së dy vendeve tona përsa u përket luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në këtë drejtim Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, pasi çmoi përparimin e dukshëm dhe ndryshimet pozitive të organit të akuzës së Shqipërisë, shprehu gjithë gatishmërinë dhe mbështetjen institucionale për dhënien e përvojës dhe ndihmesës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së institucioneve të të gjitha vendeve që aspirojnë për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në veçanti të vendit tonë.