E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.112, DATË 21.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË KONKURRUESHMËRIS˔

V E N D I M

PëR

DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.112, DATë 21.2.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KRIJIMIN E FONDIT SHQIPTAR Të KONKURRUESHMëRISë”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, shkronjat “ç”, “d” dhe “ë”, e 7, shkronja “a”, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, të nenit 42, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 10, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.112, datë 21.2.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Krijimin e Fondit Shqiptar të Konkurrueshmërisë, për vitin 2010, me vlerë prej 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekësh.”.

2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare, gjatë viteve 2010, 2011 dhe 2012.”.

3. Pika 8 shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›