VENDIM PËR HAPJEN E FILIALIT TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “KRISTAL”, NË QYTETIN E GJIROKASTRËS
PëR
HAPJEN E FILIALIT Të SHKOLLëS Së LARTë PRIVATE “KRISTAL”, Në QYTETIN E GJIROKASTRëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen e filialit të shkollës së lartë private “Kristal”, në qytetin e Gjirokastrës, dhe të programeve të studimeve të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) “Infermieri”;
b) “Menaxhim biznesi dhe financë”;
c) “Marrëdhënie ndërkombëtare”;
ç) “Drejtësi”.
2. Këto programe studimesh të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në:
a) “Infermieri”;
b) “Menaxhim biznesi dhe financë”;
c) “Marrëdhënie ndërkombëtare”;
ç) “Drejtësi”.
7. Filiali në Gjirokastër i shkollës së lartë private “Kristal” të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimeve, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tre javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
8. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/05/2010