E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË FINANCAVE, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË DOGANAVE, TË DISA SIPËRFAQEVE, TRUALL, TË CILAT JANË NË JURIDIKSION TË KOMUNAVE, NË QARQET TROPOJË, DIBËR, KORÇË E KUKËS

V E N D I M


PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË FINANCAVE, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË DOGANAVE, TË DISA SIPËRFAQEVE, TRUALL, TË CILAT JANË NË JURIDIKSION TË KOMUNAVE, NË QARQET TROPOJË, DIBËR, KORÇË E KUKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, të:

a) sipërfaqes, truall, prej 7 260 m2 , pronë publike, në juridiksion të komunës Tropojë e vjetër/ Tropojë;
b) sipërfaqes, truall, prej 3 488 m2 , pronë publike, në juridiksion të komunës Maqellarë/Peshkopi;
c) sipërfaqes, truall, prej  4 350 m2 , pronë publike, në juridiksion të komunës Buçimas/Pogradec;
ç) sipërfaqes, truall, prej 6 455 m2 , pronë publike, në juridiksion të komunës Liqenas/Korçë;
d) sipërfaqes, truall, prej 8 750 m2 , pronë publike, në juridiksion të komunës Golaj/Kukës.


2.  Ngarkohen Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe komunat Tropojë e Vjetër, Maqellarë, Buçimas, Liqenas  e Golaj, si dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Tropojë, Dibër, Korçë dhe Kukës për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›