E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SHKODËR TË NDËRTESËS “PREFEKTURA SHKODËR”

V E N D I M

 

PËR

KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SHKODËR TË NDËRTESËS “PREFEKTURA SHKODËR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, e të neneve 3, shkronja “k”, 5  e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7867, datë 12.10.1991, “Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Kalimin në pronësi të bashkisë së Shkodrës të ndërtesës “Prefektura Shkodër”, sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Ndalohet tjetërsimi ose ndërrimi i destinacionit të pronës, të përcaktuar në këtë vendim. Bashkia Shkodër është institucioni përgjegjës, për ruajtjen e tërësisë së vlerave, kulturore e historike, si Monument Kulture, të kësaj ndërtese, sipas akteve, ligjore e nënligjore, në fuqi.

3.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i bashkisë Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

4.     Dispozitat e akteve nënligjore, që bien në kundërshtim me pikën 1, të këtij vendimi, shfuqizohen.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


18/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›