;ndësishme, si më poshtë: V E N D I M
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR MILOT-RRËSHEN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9636, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme (objekte), që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për objektet, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 4 857 712 (katër milionë e tetëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë) lekë.
4. Ky fond të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 144 000 (njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
6. Shpronësimi të fillojë më 20.3.2009 dhe të përfundojë më 20.6.2009.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve brenda afateve, të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * * V E N D I M PËRMIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJES DHE HERCEGOVINËS, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT, VEÇANËRISHT TERRORIZMIT, TRAFIKIMIT TË PALIGJSHËM TË DROGAVE DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli ³ Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit, veçanërisht terrorizmit, trafikimit të paligjshëm të drogave dhe krimit të organizuar, sipas tekstit, që ³ bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SHKODËR TË NDËRTESËS “PREFEKTURA SHKODËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, e të neneve 3, shkronja “k”, 5 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7867, datë 12.10.1991, “Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kalimin në pronësi të bashkisë së Shkodrës të ndërtesës “Prefektura Shkodër”, sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ndalohet tjetërsimi ose ndërrimi i destinacionit të pronës, të përcaktuar në këtë vendim. Bashkia Shkodër është institucioni përgjegjës, për ruajtjen e tërësisë së vlerave, kulturore e historike, si Monument Kulture, të kësaj ndërtese, sipas akteve, ligjore e nënligjore, në fuqi.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i bashkisë Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
4. Dispozitat e akteve nënligjore, që bien në kundërshtim me pikën 1, të këtij vendimi, shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN KOTË, TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kotë, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.Lista me 74 (shtatëdhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 487 (katërqind e tetëdhjetë e shtatë).
Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BALDUSHK, TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Baldushk, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Baldushk, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.1259, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Baldushk, të qarkut të Tiranës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Baldushk për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS TREBINJË, TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, miratuar me vendimin nr.35, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Trebinjë, të qarkut të Korçës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Trebinjë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS QENDËR BULGAREC, TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Qendër Bulgarec, të qarkut të Korçës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 71 (shtatëdhjetë e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 412 (katërqind e dymbëdhjetë).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Qendër Bulgarec për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS MOLLAS, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Mollas, të qarkut të Elbasanit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 79 (shtatëdhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 529 (pesëqind e njëzet e nëntë).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Mollas për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË SUEDISË, PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Suedisë, për bashkëpunimin për zhvillim, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendmi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PARREGULLT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për ripranimin e personave me qëndrim të parregullt, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË ZONAVE RURALE, MALORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, «Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë », dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e programit “Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale, malore”, me një kredi prej 5 000 000 (pesë milionë) euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LICENCIMIN E INSTITUCIONIT PRIVAT “SHKOLLA E LARTË NDËRKOMBËTARE E TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Licencimin e institucionit privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
2. “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës” do të organizohet në dy fakultete:
a) Në Fakultetin e Drejtësisë, me programin e studimit, me kohë të plotë, në “Drejtësi”;
b) Në Fakultetin e Ekonomisë, me programet e studimit, me kohë të plotë, në:
i) “Ekonomi-Financë”;
ii) “Ekonomi-Menaxhim”.
3. “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës” do të ofrojë programe studimi të ciklit të parë, të cilat do të zgjasin 3 (tri) vite, dhe, në mbarim të tyre, do të lëshojë “Diplomë të nivelit të parë (DNP)”, përkatësisht, në:
a) Drejtësi;
b) Ekonomi-Financë;
c) Ekonomi-Menaxhim.
4. Ngarkohet “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga personel akademik i huaj, me kualifikimin e nevojshëm dhe sipas specialiteteve.
5. “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës” do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni privat i arsimit të lartë ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
6. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera të bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës” duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
8. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë së institucionit dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LAÇ-KISHA ESHËN NDOUT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Laç-Kisha e Shën Ndout.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen tokë/truall, 244 (dyqind e dyzet e katër) m2, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 523 136 (pesëqind e njëzet e tre mijë e njëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.
4. Ky fond të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 252 500 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
6. Shpronësimi të fillojë më 1.4.2009 dhe të përfundojë më 1.6.2009.
7. Pronarët e përcaktuar në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmimi ZRPP”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve t¸ kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, të cilat preken, me numrat e pasurive, në pronësi të pronarëve, që shpronësohen.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR UNAZA SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9636, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
9. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Unaza Shkodër.
10. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
11. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për objektet, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 47 826 458 (dyzet e shtatë milionë e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë e tetë) lekë.
12. Ky fond të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
13. Shpronësimi të fillojë më 18.3.2009 dhe të përfundojë më 30.6.2009.
14. Pronarët e përcaktuar në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmimi ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve t¸ kryejë verifikimet e nevojshme, për përputhshmërinë e objekteve, të cilat preken, me numrat e pasurive në pronësi të pronarëve, që shpronësohen.
16. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.